Ja kush ėshtė pra, Nėnė Tereza?!
Nėnė Tereza nuk ėshtė thjesht njė motiv mediatik. Nėnė Tereza ėshtė substanca e qenies sonė. Pėrtej mediatikes pyetja shtrohet: Ēfarė bėjmė ne realisht pėr Nėnė Terezėn? Unė bėj pyetjen akoma mė tė pashmangshme; a e ndjekim ne shqiptarėt shėmbėlltyrėn e Nėnė Terezės? Sa ėshtė e pranueshme nė jetėn shqiptare thelbi i Nėnė Terezės, qė ėshtė humanizmi? Jeta e Nėnė Terezės nuk mund tė mbyllet si kapakėt e njė libri. Jeta e Nėnė Terezės ėshtė pėrherė e hapur. Nė qoftė se Nėnė Tereza u pėrpoq pėr tė varfrit dhe tė braktisurit; por ne ēfarė po bėjm me tė varfrit dhe jetimėt? A perkujdesemi ne pėr lypėsit nepėr rrugė? A kujdesėmi ne pėr familjet e deshmorėve dhe invalidėt? Nėse ne shqiptarėt nuk bėjm asgjė pėr tė varfrit dhe tė sėmuarit, atėherė pse duhet ta nderojė Nėnė Terezėn? Nėse intelektualėt dhe elita kulturore e politike nuk kanė njė veprimtari humaniste tė vėrtetė, nuk sakrifikojnė pėr humanizmin dhe nė emėr tė tij, atėherė pse e vlerėsojnė formalisht Nėnė Terezėn? Nėse sot ka emra institucionesh, sheshesh, rrugėsh, madje dhe statuja pėr Nėnė Terezėn, kush mund tė thotė se shqiptarėt e njohin ose pėrpiqen qė ta njohin jetėn dhe veprimtarinė e vėrtetė tė saj? Nėnė Tereza duhej tė futej nė programin e shkollave tė mesme si njė emėr i madh i edukimit tė shqiptarėve. Nėse nė ēdo pėrvjetor do tė bėnim vetėm disa shkrime, do tė hidhnim disa fishekzjarrė mediatikė, a mund tė kemi me vetėdije mendimin, apo idenė se ėshtė e vetėmjaftueshme kjo situatė dhe me kaq e kemi nderuar Nėnė Terezėn? Nderimi formal nuk ėshtė nderimi i vėrtetė. Vepra e Nėnė Terezės nuk ėshtė formale. Ajo ėshtė substanciale. Nėnė Tereza punoi dhe sakrifikoi pėr njė problem tragjik dhe ende tė pazgjidhshėm tė njerėzimit: rikthimi tek humanizmi dhe mbrojtja e tė varfėrve, e tė braktisurve, e tė sėmurėve, e tė harruarve. Askush nė kėtė botė, pas Jezu Krishtit, nuk e ka bėrė kėtė gjė si Nėnė Tereza.
"Shqiptarja me zemėr tė madhe. Identiteti i femrės shqiptare qė frymėzon mbarė njerėzimin. Humanistja shqiptare. Nobelistja e mirėsiė dhe humanizmit".
Emri i plotė: Gonxhe Bojaxhiu (Anjeza) - Nėnė Tereza.
Emri i lindjes: Gonxhe Bojaxhiu.
Datė lindja: 27 gusht 1910.
Vendlindja: Shkup.
Anjeza: Emri qė mori nė moshėn 18 vjeēe kur u bė murgeshė.
Nėnė Tereza: U quajt kur themeloi Urdhėrin "Misionaret e Dashurisė".
Punėt e rėndėsishme: Shėrbeu pėr popullin gjithė jetėn e saj.
Data e vdekjes: 5 shtator 1997.
Vend vdekja: Kalkuta, Indi.
Lumturimi: I Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Terezės ėshtė bėrė mė 19 tetor 2003.
Pėr rrezore.com
zprenka